Maqedoni

Analizë: RMV-ja në udhëkryq me integrimin evropian, udhëheqësi e re dhe presione nga fqinjët, çfarë më tutje?

Maqedonia e Veriut sapo ka dalë nga dy palë zgjedhje, presidenciale dhe parlamentaret, me VMRO-DPMNE-në fituese, e cila do të merr në dorë drejtimin e shtetit. Pas ndryshimit të udhëheqësisë politike, një nga pyetjet kryesore është se çfarë do të ndodh me rrugën eurointegruese të vendit e cila ka filluar prej gati dy dekadave. Do të ecet përpara, do të ketë kthim prapa, apo do të ngelet në vend? Portalb.mk analizon gjendjem aktuale se si qëndron RMV-ja në rrugën eurointegruese, cilat janë qëndrimet e fqinjëve, çfarë thonë nga BE-ja, dhe çfarë duhet të bëjë vendi për të ecur përpara.

Integrimi evropian, shtyllë e qeverisë potenciale VMRO – VLEN

VMRODPMNE si fituese e zgjedhjeve parlamentare të 8 majit me VLEN-in kanë formuar grupet e punës dhe po vijojnë negociatat për formimin e qeverisë së re. Këto dy subjekte politike kanë theksuar se integrimi evropian i vendit do të jetë një nga shtyllat kryesore. Megjithatë, partitë dallojnë në qëndrime lidhur me ndryshimet kushtetuese që janë kusht për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.

VMRO-ja kërkon që ndryshimet kushtetuese të zbatohen pas përfundimit të bisedimeve. Ndërsa VLEN vlerëson se ndryshimet kushtetuese duhet të jenë menjëherë, në periudhën prej 6 deri 9 muaj.

Takimi VMRO-DPMNE dhe VLEN në Shkup. Foto: VMRO-DPMNE
Takimi VMRO-DPMNE dhe VLEN në Shkup. Foto: VMRO-DPMNE

BE- në RMV: Duam të shohim veprimet pas formimit të Qeverisë

BE-ja dëshiron të sheh veprime reale nga qeveria e re e Maqedonisë së Veriut në rrugën e vendit drejt integrimit evropian. Ky ishte mesazhi kryesor që ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, David Geer përcolli së fundmi kur u pyet për të ardhmen evropiane të vendit me udhëheqësinë e re politike në vend.

“Ajo çfarë ne duhet të shohim është çfarë është bërë, cilat janë veprimet që do pasojnë pas formimit të Qeverisë dhe pastaj ne do ta bazojmë gjykimin në këto veprime. Patjetër do t’i mbështesim të gjithë ata që ndërmarrin hapa real për ta shkuar në BE”, ka thënë Geer.

Ambasadori i BE-së në RMV, David Geer. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb,mk
Ambasadori i BE-së në RMV, David Geer. 

Kërcënime të njëpasnjëshme nga Athina pasi presidentja “shkeli” Marrëveshjen e Prespës

Athina zyrtare do të mbajë Shkupin në rrugën eurointegruese nëse qeveria nuk reflekton. Ky ka qenë një nga qëndrimet e fundit të kryeministrit të Greqisë, Kriakos Mitsotakis për shkeljen e Marrëveshjes së Prespës. Micotakis në shumë deklarata ka thënë se shkelja e Marrëveshjes së Prespës do të ketë pasoja në rrugën evropiane të RMV-së. Së fundmi ai tha se RMV-ja e është e “izoluar” nga integrimi në Bashkimin Evropian, ndërkaq memorandumet janë arma mbrojtëse e tyre në raport me “sjelljen” e VMRO-DPMNE-së që pret të marrë pushtetin.

opinionit vendas dhe ndërkombëtar, presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova përmes një kumtese për media tha do t’i përmbahet aplikimit zyrtar të emrit kushtetues.

Paraqitja e parë e Gordana Siljanovskës si presidente e Maqedonisë së Veriut në Kuvend.
Paraqitja e parë e Gordana Siljanovskës si presidente e Maqedonisë së Veriut në Kuvend.

RMV-ja të ndjekë rregullat, mesazhe të forta edhe nga Bullgaria

Situata me Greqinë, mund t’i hapë vendit probleme të mëtejshme me Bullgarinë, me të cilën edhe ashtu ka marrëdhënie herë pas here të tensionuara.

Në këtë drejtim ka pasur disa mesazhe nga lidershipi bullgar.

Nëse dikush dëshiron të bashkohet, duhet të ndjekë rregullat. Kështu ka deklaruare ushtruesi i detyrës së kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Dimitar Gllavçev në lidhje me të ardhme evropiane të RMV-së.

“Kushdo që dëshiron të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian duhet të respektojë kërkesat e shteteve të tjera anëtare. Ky është qëndrimi”, ka deklaruar Gllavçev.

Edhe presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev ka thënë se perspektiva evropiane e RMV-së varet nga zbatimi i rreptë i marrëveshjeve ndërkombëtare, pjesë e të cilave është vendi, si dhe nga Korniza negociuese e miratuar nga Këshilli Evropian në vitin 2022.

Flamujt e Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian para Këshillit Ministror të Bullgarisë, foto: Teuta Buçi/Portalb.mk
Flamujt e Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian para Këshillit Ministror të Bullgarisë, foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Brukseli dha mesazhe të qarta: Maqedonia e Veriut të zbatojë angazhimet e pazgjidhura me përbërjen e re

Pas zgjedhjeve parlamentare të 8 majit, përmes një deklarate të përbashkët nga përfaqësuesit e BE-së Josep Borrell dhe komisionerit Oliver Varhelyi thuhet se inkurajojnë aktorët përkatës politikë që të punojnë për të formuar një parlament dhe një qeveri të qëndrueshme.

“Të dy institucionet duhet të punojnë së bashku për të avancuar rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, duke përfshirë zbatimin e reformave kyçe veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, në interes të të gjithë qytetarëve të saj”, thuhet në deklaratë.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell. Foto nga Dursun Aydemir, Anadolu Agency
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell. Foto nga Dursun Aydemir, Anadolu Agency

Rruga eurointegruese e RMV-së, peng i fqinjëve

Maqedonia e Veriut ka qenë kandidate anëtarësimi në BE që nga viti 2005. Por fillimi i bisedimeve të anëtarësimit u shty për shkak të konfliktit të emrit me Greqinë. Në vitin 2017 u arrit marrëveshje me Greqinë për ndryshimin e emrit, që në vitin 2019 edhe u zbatua. Athina këmbënguli për ndryshimin e emrit Maqedoni, pasi një rajon në veri të Greqisë mban po këtë emër. Ndryshimi i emrit në Maqedoni e Veriut solli edhe anëtarësimin e vendit në NATO dhe me këtë edhe hapjen e rrugës për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit.

përfshin reformat në Kapitullin 23, “Gjyqësori dhe të drejtat themelore” dhe Udhërrëfyesi për Reformat në administratën publike, i cili fokusohet në ndërtimin e administratës profesionale janë përgatitur dhe më 28 dhjetor 2023 i janë dërguar Këshillit të BE-së. Vetëm Udhërrëfyesi i tretë për funksionimin e institucioneve demokratike, nuk është dërguar ende, për të cilin në shkurt 2024 SÇE tha se ndodhet në fazë përfundimtare, mirëpo në prill 2024 të pyetur nga Portalb.mk, u tha se puna për të do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, pa specifikuar se sa do të zgjasë saktësisht.

Me Metodologjinë e re për negociatat aderuese nga marsi 2020 dhe siç përcaktohet me Kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut, të cilën e miratoi Këshilli i BE-së në korrik të vitit 2022, parashihen të përmbushen dy kushte për hapjen e Klasterit 1: Vlerat themelore dhe atë përgatitja e Udhërrëfyesit për Sundimin e së drejtës dhe Udhërrëfyesi për Reforma në administratën publike, ndërkaq Udhërrëfyesi për funksionimin e institucioneve demokratike nuk është kusht, por është detyrim që do të duhet ta përmbushim.

Komisioni Evropian

Shpresë nga Danimarka për vitin 2025

Zgjerimi i BE-së do të jetë një temë e rëndësishme e presidencës së Danimarkës me Bashkimin Evropian në vitin 2025. Kopenhaga do ta ndihmojë Maqedoninë e Veriut në rrugën e integrimeve evropiane. Këtë e ka bërë të ditur dje (22 maj 2024) ambasadorja daneze Suzanne Schein në fjalimin e saj me rastin e 30 vjetorit të Konsullatës së Përgjithshme të Mbretërisë së Danimarkës në Shkup.

“Një aspekt kyç i punës sonë në forcimin e këtyre lidhjeve është të ndihmojmë vendin të përparojë në rrugën e tij drejt BE-së. Ne sigurisht do të vazhdojmë atë punë me Qeverinë e re. Në këtë drejtim, dua të theksoj se Danimarka do të marrë presidencën e Bashkimit Evropian në vitin 2025 dhe zgjerimi i BE-së do të jetë një element i rëndësishëm i presidencës sonë”, ka deklaruar Schein.

Kopenhagë, Danimarkë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Kopenhagë, Danimarkë.