Analistët në opinion duhet të jenë të qetë, të arsyeshëm dhe të kuptueshëm, e jo të sillen si u ka qejfi atyre
Ejup Berisha
Disa analistë dhe ekspertë shqiptar kur dalin në opinion për të prezentuar analiza pë qështje dhe fenomene të nfryshme nuk flasin si njerëz por gjatë tërë kohëS bërtasin sikurse të jenë të çmendur. Apo dhe me keq se kaq disa prej tyre
pëllasin si Kuaj e Gomarë ne opinion dhe kur tu thuash hajvanë të njëjtëve u ngelet hatri. E vërteta dhemb por duhet thënë patjetër. Një analist kur të del në opinion duhet të flet qetë dhe but me fakte dëshmi, njohuri dhe argumente, e jo të bërtas me të madhe duke tentuar që në opinion ti imponon me forcë dhe me nervozizëm idetë teoritë dhe konceptet. Disa prej tyre sillen në mënyrë jonjerëzore, të pahijshme e te paedukuar dhe kur tu thuash që ti korrixhojnë sjelljet e rrisin intensitetin e zhurmës. Vetëm njerëzit rrugaqë dhe të paditurit bërtasin kur flasin pasiqë këta ndjejnë një lloj faji dhe përgjegjsie në opinion ndërsa një njeri i shkolluar dhe i ditur në opinion
duhet të flet qetë but dhe rrjedhshëm me qëllim që ta kuptojnë mirë, drejtë dhe rrjedhshëm njerëzit e tjerë. Pse bërtasin dhe pëllasin disa analistë e ekspert nuk e di athua vallë këta kanë ndonjë hipotekë apo borxh ndaj dikuj dhe janë të obliguar ta kryejnë punën për të cilën janë paguar për ta mbajtur shpërblimin me siguri. Me sjellje vullgare me nervozizëm e me të bërtitura nuk prezentohen analizat e njohuritë o analistë dhe ekspert. Kur e ke qekiqin dhe arrën leht e ke ta theshë këtë të fundit. Kur i din ngjarjet apo dhe i njeh fenomenet më leht është të prezentohen faktet,njohuritë
dhe dëshmitë. Prandaj kur të dilni para opinionit për ti prezentuar këto flitni qetë e but dhe me dinjitet si njerëz e mos bërtitni apo mos pëllitni si kafshë. Vetëm kafshët e rrisin nivelin e zhurmës kur u thua të heshtin. Prandaj njeriu i ditur dhe i ngritur në opinion duhet të duket i qetë dhe i pushuar me qëllim që ti prezenton analizat, njohuritë dhe faktet e tij për qështjet dhe fenomenet për të cilat është i ftuar në TV dhe në Radio që të flet. Në fund të fundit mediat kanë edhe mjete teknike për tu dëgjuar zëri i biseduesit të ftuar në debat. E kur nuk silleni si njerëz e silleni ndryshe atëher mos u hidhëroni dhe mos protestoni sepse dikush ua thotë të vërtetën me të cilën edhe Zoti i madhërishëm pajtohet plotësishtë. Edhe pse duhet thënë se disa të ashtuquajtur analistë dhe ekspert të “pavarur” janë të paguar nga subjekte të ndryshme politike apo më sakt thënë këta janë zëdhënësit e tyre në hije. Ndoshta dikush edhe është i paguar nga shtete të jashtme armiqsore si ai far analisti B.H në Kosovë i cili në një debat në një television kosovar propozonte që Kosova Serbisë ti servohet si tavolinë Suedeze kjo në përkthim i bie merr çfar të duash vetëm njihe pavarsinë e Kosovës. Thenie me të çmendur dhe më shtazarake nuk kanë prezentuar as analistët e as ekspertët serb nga Beogradi dhe Moska e lere më ky nga Prishtina.
Prandaj është mire dhe e domosdoshme që mediat të mbajnë llogari dhe të kenë kujdes se kend e ftojnë në emisione për debat. Gjithkush nuk ftohet vetëmse din që të flet.