September 20, 2024
Opinion

Amerika dhe ne, miq për jetë e mot!

Shkruan: Daim Ilazi
Historikisht Shtete e Bashkuara të Amerikës i kemi patur miqët më të sinqertë e më besnik. Në momente kruciale na kanë dalë në mbrojtje dhe ndihmë. Shumë lider amerikan ne momente kyçe na kanë shpëtuar nga zhdukja. P.sh presidentit amerikan Wilson, që e shpëtoi Shqipërinë në vitin 1919 në Konferencën e Versajës, mandej presidenti amerikan Xhon Kenedi që, në takimin e tyre në Paris, në vitin 1962, i kishte thënë kryetarit të Bashkimit Sovjetik Nikita Hrishovit: “Mos gaboni, nuk preket Shqipëria”.

Por ky ishte viti kur, me ndihmën politike të Xhon Kenedit, Shqipëria u shkëput e sigurt nga Pakti Varshavës, nga forca e Bashkimit Sovjetik, dhe, me politikën e Kenedit, Kina u bë mbështetësi ekonomik e politik i Shqipërisë komuniste.
Më vonë, në vitin 1972, presidenti amerikan Richard Nixon propozoi dhe e detyroi Jugosllavinë e Titos që, në vitin 1974, ta shpallte Kosovën me autonomi të gjerë brenda Jugosllavisë: me parlamentin e saj, me qeverinë e saj dhe me të drejtën kushtetuese që gjuha shqipe mund të flitej edhe ne Parlamentin e Jugosllavisë ne Beograd. Pra, SHBA na ka ndihmuar në momentet më dramatike të kombit tonë, është dhe do të jetë partneri strategjik për jetë e mot.