Maqedoni

Ambasadorja gjermane Holshtajn në vizitë në Kumanovë

Ambasadorja gjermane, Anke Holshtajn sot u takua me kryetarin e komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski. Në takim, siç informoi Dimitrievski, është biseduar për disa tema, në radhë të parë për mundësinë e zhvillimit ekonomik lokal në qytet dhe bashkëpunimin e shkëlqyer të ambasadës me komunën. Ambasadorja dhe kryetari i komunës kanë vizituar edhe zonën industriale të Reçicës pranë autostradës.

“Kemi diskutuar një sërë temash, për ne prioritet është zhvillimi ekonomik lokal dhe zhvillimi i ekonomisë në qytet dhe në zonën tonë industriale Novini dhe Reçicë. Së bashku sot do të vizitojmë fabrikën e “Drekslmajer” në Kumanovë, dhe po ashtu me këtë rast dua të paralajmëroj se si komunë tashmë jemi në bisedime me menaxhmentin e kësaj kompanie “Drekslmajer” për hapjen e kapaciteteve shtesë në të cilat do të kishim mundësi në periudhën e ardhshme për të punësuar më shumë se 2000 bashkëqytetarë tanë për dy vjet. Prioritet për komunën e Kumanovës dhe mua si kryetar komune është që të zhvillojmë ekonominë lokale, t’u japim mundësi të barabarta për investime investitorëve të huaj dhe vendor, tha Dimitrievski pas takimit.

Ai falënderoi ambasadën dhe qytetarët e Gjermanisë për donacionin e fundit gjatë krizës së koronës në spitalin e Kumanovës.

Ambasadorja Hollshtajn tha se nuk ishte rastësi që kompania zgjodhi Kumanovën si lokacion të dytë në vend. Ajo tha se ekonomia është veçanërisht e rëndësishme për komunat. Ambasadorja kujtoi ngjarjen e javës së kaluar të organizuar nga Oda Ekonomike Bilaterale Gjermano-Maqedonase, në të cilën mori pjesë edhe Dimitrievski si panel dhe i uroi suksese në mandatin e dytë.

Dy bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer dhurata simbolike.