May 3, 2024
Maqedoni

Ambasadorja amerikane vizitoi Gostivarin

Sot Gostivarin, gostivarasit dhe ne personalisht na nderoi me vizitë Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, SH.S. Angela Price Aggeler.

Së bashku me Kryetarin e Këshillit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, shoqëruam ambasadoren në një shëtitje në qytet për të bashkëbiseduar me qytetarët tanë, për t’u njohur me kulturën dhe traditat e qytetit dhe për të ndjerë mikëpritjen gostivarase. Së bashku me ambasadoren shijuam bakllavanë e Gostivarit, të njohur tanimë si një nga veçantitë tona të gatimit.

E falënderova Ambasadoren Aggeler për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për vendin dhe komunën tonë, ku kemi zhvilluar shumë projekte në bashkëpunim me agjenci të ndryshme të financuara nga populli mik amerikan. Bashkëbiseduam edhe për projektet e së ardhmes në komunë dhe shpreha mirënjohje për bashkëpunimin e shkëqlyeshëm në funksion të rritjes së mirëqenies qytetare dhe mjedisore, transparencës dhe llogaridhënies.

Bashkërisht vazhduam edhe në diskutimin e organizuar nga Qendra Rinore dhe Komunitare (YCC) në Gostivar, një bashkëfinancim i Ambasadës së SHBA dhe e Komunës së Gostivarit, ku u mbajt diskutimi “Të flasim për sfidat dhe të ardhmen e Maqedonisë së Veriut”.

Arben Taravari