Maqedoni

Ambasadori i Shqipërisë Denion Mejdani priti në takim kreun e BFI-së Shaqir Fetai

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Mejdani sot ka pritur në takim kreun e Bashkësisë Fetare Islame Shaqir Fetai, transmeton TV21. Në takim siç bëhet e ditur nga BFI kanë diskutuar për rrjedhat fetare në RMV me theks të veçantë në bashkëpunimin dhe dialogun ndërfetarë.

“Z. Mejdani dhe Reisul Ulema kryesisht biseduan për rrjedhat fetare në RMV, si dhe më gjërë.

Reisul Ulema theks të veçantë i kushtoi bashkpunimit dhe dialogut ndërfetar dhe se besimet duhet të ndihmojnë në kultivimin e mirëkuptimit, paqës, solidaritetit dhe bashkjetesës dhe m’u për këtë BFI e RMV i jep rëndësi dialogut ndërfetar në RMV dhe kudo në botë në Konferencat ndërkombëtare. Reisul Ulema lart çmon harmoninë ndërfetare në Shqipëri e cila duhet të kultivohet edhe më fuqishëm si një model unikat në Ballkan dhe më gjërë.

Reisul Ulema njiherit i shprehi përkrahjen ambasadorit Mejdani për punën e madhe që bënë në sferën diplomatike, si dhe gjallërinë e tij në ngritjen e vetëdijes mbi marrëdhëniet e mira në mes RMV dhe Republikës së Shqipërisë, si dy vende antare të NATO dhe dy vende që mëtojnë rrugëtimin drejt Bashkimit Europian”, theksojnë nga BFI.