Maqedoni

Ambasada gjermane në Shkup: Mbështesim përpjekjet e ministrit Admirim Aliti kundër korrupsionit dhe nepotizmit!

Gjermania mbështet përpjekjet e ministrit të ri të Maqedonisë së Veriut për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Admirim Aliti, në depolitizimin e administratës, thuhet në njoftimin e ambasadës në faqen zyrtare në Facebook.
“Ky është një hap thelbësor në luftimin efektiv të nepotizmit dhe korrupsionit. Diskutime të thelluara lidhur me këtë gjatë një vizite kortezie të Ambasadores Anke Holstein me Ministrin e ri të Maqedonisë së Veriut, Aliti”, thuhet në njoftimin e bërë pas takimit të ambasadores Anke Hollshtajn me ministrin Haliti.