Maqedoni

Ambasada e Gjermanisë në Shkup jep njoftimin, nga muaji shkurt ndryshojnë terminet për viza pune

Ambasada e Gjermanisë në Shkup njofton se nga muaji shkurt do të ndryshojnë terminet për viza pune dhe se për çdo muaj do të përdoret një lloj procedure e shortit.

“Ju lutemi të keni parasysh se mënyra e caktimit të terminieve për viza sipas 26 paragrafi 2 të Rregullors për Punësim (“Rregullorja e Ballkanit Perëndimor”) në Ambasadën në Shkup do të ndryshohet nga muaji shkurt: Për shkak të kërkesës shumë të madhe për termine për aplikim, të cilat e tejkalojnë numrin e termineve të disponueshëm, nga muaji shkurt 2022, për çdo muaj do të përdoret një lloj procedure e shortit.

Për këtë qëllim, në muajin shkurt 2022, për herë të parë do të aktivizohet një listë e re regjistrimi terminesh për aplikim. Kjo listë e parë do të jetë e hapur për regjistrime për një periudhë të caktuar kohore (afërsisht rreth 2 javë). Lista në fjalë nuk do të mbyllet, si më parë, kur të jetë arritur numri i caktuar i regjistrimeve. Në vend të kësaj, lista e regjistrimit do të mbyllet në një ditë të caktuar dhe një gjenerues i rastësishëm, i kontrolluar nga kompjuteri, do të zgjedhë në një procedurë lotarie se cili nga personat e regjistruar do të marrë termin për aplikim në muajin mars 2022. Lidhur me detajet e hapjes së listës së re për regjistrim, do t’Ju informojmë me kohë në faqen tonë të internetit dhe në faqen tonë të Facebook-ut”, njoftojnë nga Ambasada gjermane.

Nga atje thonë se procedura e tërheqjes së shortit zbatohet në Ministrinë për Punë të Jashtme në Berlin, nën mbikëqyrjen e më shumë personave. Personat që kanë fituar një termin, do të njoftohen nga Ambasada për datën dhe orën e saktë të terminit në muajin e ardhshëm.

Nga atje thonë se të gjitha regjistrimet marrin pjesë në short, pavarësisht se kur janë bërë ato. Prandaj, një regjistrim i hershëm nuk ka përparësi ndaj një regjistrimi të mëvonshëm.

“Nuk lejohen më shumë regjistrime për një person. Nuk është e mundur të ndryshohen të dhënat pas regjistrimit. Nuk lejohet dhënia e terminit një personi tjetër. Përfshirja e palëve të treta (p.sh. një agjencie) nuk është e nevojshme dhe nuk sjell asnjë përparësi. Ju lutemi merrni kohën e duhur për t’u regjistruar në sistem, dhe sigurohuni që të dhënat që keni shënuar të jenë të sakta dhe korrekte.

Hyrja në Zyrën e vizave – edhe nëse keni një termin të konfirmuar – do të lejohet vetëm nëse të dhënat personale në pasaportën e aplikuesit përputhen plotësisht me ato të regjistrimit për termin”, thonë nga Ambasada gjermane.

Nga atje shtojnë se regjistrimet që nuk kanë marrë një termin, në fund të muajit do të fshihen. Nëse regjistrimi nuk ishte i suksesshëm, Ju gjithashtu do të merrni një njoftim përkatës. Për arsye teknike, kjo mund të zgjasë disa ditë. Ju lutemi përmbahuni nga pyetjet përmes email. Për të marrë pjesë në procedurën e shortit për termine në muajin e radhës, nevojitet regjistrim i