Maqedoni

Alternativa: Të panevojshme manovrat ndërmjet VMRO-së dhe LSDM-së, qytetarët në zgjedhjet e ardhshme do ta eliminojnë BDI-në

Nga AlternAtivA nuk tregojnë saktë nëse do të bëheshin pjesë e një Qeverie gjithëpërfshirëse e cila do të miratonte ndryshimet kushtetuese, përcjell TV21. Nga kjo parti thonë se nuk është me rëndësi se cila pari, por me rëndësi është që ndryshimet kushtetuese të bëhen. Sa i përket kërkesës së VMRO-DPMNE-së, që BDI mos të jetë pjesë e kësaj Qeverie, Nga Alternativa thonë se kjo është manovër e panevojshme sepse sipas tyre, BDI edhe ashtu do të eliminohet në zgjedhjet e ardhshme.

“Sa i takon BDI-së, për ne janë të panevojshme manovrat ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së. Edhe ashtu qytetarët në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që të mbahen ato, do ta mundin dhe eliminojnë strukturën e kriminalizuar të BDI-së. Opozita shqiptare është e gatshme ta bëjë këtë. Sidoqoftë, për ne edhe nuk është tema më e rëndësishme se cila qeveri i bën ndryshimet kushtetuese, porse ato duhet të bëhen sa më shpejt, sepse këtë e presin qytetarët prej nesh”, thonë nga Alternativa për TV21.