Maqedoni

Alternativa takim me strukturat e Strugës dhe Ohrit, raportohet për punën njëvjeçare në Qeveri

Kryesia e lartë e Alternativës ka vazhduar takimet në zonën e 5-të zgjedhore, duke vizituar Degën e Strugës dhe Ohrit.

Në takim me degët morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm Zeqirija Ibrahimi, Sekretari Organizativ Bashkim Murtezi, nënkryetari Arben Labënishti, Ministri i Diasporës Xhemail Çupi, Zv/Ministri i Arsimit Lulzim Aliu, kryetari i degës Geni Qyra si dhe drejtorët Afrim Qoku dhe Mazllam Osmani.

“Në diskutimin që u zhvillua, u raportua për punën njëvjeçare të Alternativës në Qeveri.

Gjithashtu u fol për detektimin e problemeve dhe zgjidhjeve në mbarëvajtjen e punëve, si dhe për fuqizimin dhe shtrirjen e organizatës politike AlternAtivA në çdo pikë të gjeografisë sonë”, njoftoi sherbimi partiak për informim.