Alternativa: Qortimet e ambasadores amerikane ishin me vend
Vendimi për lëndën “Fortesa”, për lirimin e ish shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov, edhe një herë na bind se problemi më i madh i këtij shteti është drejtësia selektive, vlerëson Alternativa e Afrim Gashit. Sipas kësaj partie, zgjedhja e personelit të gjyqësorit me kritere politike e partiake, “për çka na qortoi para do kohe edhe Ambasadorja Amerikane në Shkup, detyrimisht sjell në vendime si këto”.
“Prandaj, duke qenë e ndërgjegjshme se korrupsioni politik është problemi më i madh i këtij shteti, AlternAtivA është kaq shumë vendosur në luftën kundër korrupsionit dhe prandaj ka kërkuar që kjo të sanksionohet edhe me amendament kushtetues që e ndalon vjetrimin e lëndëve të tilla”, vlerëson Alternativa.