Maqedoni

Alternativa në Tetovë në një atmosferë festive shpalosën programin “Tetova ka alternativë”

Sonte para pallatit të kulturës në Tetovë, ALTERNATIVA ka mbajtur një mbrëmje kulturore ku nën tingujt e muzikës qytetare kanë prezantuar programin e kësaj partie për zgjedhjet e parakohshme lokale të 20 gushtit, shkruan Top24

Kryetari i shtabit Majan Vejseli tha për Top24 se kjo është simbolika e asaj që ne dimë dhe mundemi të vëjmë, Tetova ka vlera kulturore, ka të rinj e të reja që duhet motivuar e mbështetur, ekëtë askush përmos ALTERNATIVËS nuk ka mundur ta bëj e kjo falë ish ministrit të kulturës Hysni Ismaili i cili ndau 50% të buxhetit për kulturën Shqiptare, shtoi ai.

Batësi i listës nga kjo parti Faton Selami shkurt u shpreh, “Unë nuk kam çfarë të shtoj se si mbrohet kultura e tha shefi i shtabit, ne kemi përvojën kuadrin dhe dimë ta bëjmë më të mirën për Tetovarët sepse ne kemi dëshmuar kush jemi, Tetova ka ALTERNATIVË” tha Faton Selami përcjellë Top24