May 6, 2024
Maqedoni

AlternAtivA: Komunikatë për vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Në vend të përplasjeve politike në mes dy partive më të mëdha maqedonase, të cilat vendimin e GJEDNJ-së e interpretojnë ashtu siç ju konvenon atyre, më në fund duhet të vërtetën ta shohim në sy.
Mesazhi kryesor nga Strasburgu është- drejtësinë para se gjithash e ndajnë organet gjyqësore të vendit, ne nuk mund ta marrim rolin e tyre. LSDM dhe VMRO-DPMNE të cilët për 32 vite ndryshohen në pushtet, së bashku me BDI-në e cila është 22 vite në Qeveri, duhet të heshtin për këtë temë për shkak se ndajnë përgjegjësinë e barabartë për gjendjen katastrofale të drejtësisë, barazisë para ligjeve dhe sigurisë juridike. Falë këtyre tre partive, Maqedonia e Veriut i ngjason “El Dorados” në të cilin partitë janë burimi më i madh i korrupsionit në shtet. Koha e angazhimeve deklarative ka kaluar moti. Tani është koha për aksion. AlternAtivA ka propozim konkret, juridikisht i formuluar për përballje direkte me korrupsionin e kuadrove partiake në pushtet. Partitë që janë më përgjegjëse duhet të ndalojnë shmangien e deklarimit për propozimin tonë. Me një shkallë të lartë të konsensusit, amendamenti kushtetues i AlternAtivA-s për pengimin e vjetrimit të lëndëve që kanë të bëjnë me veprat penale të bëra nga funksionarë të pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, menjëherë do të bëhet realitet. Të mos e kërkojmë drejtësinë në Bruksel, Strasburg, Paris, Berlin.., por ta sjellim në shtëpi! Çdoherë ka AlternAtivë!