June 26, 2024
Maqedoni

AlternAtivA: E mbështesim protestën e Lëvizjes Antibixhoz

“Në vigjilje të protestës së nesërme në Tetovë, të organizuar nga Lëvizja Antibixhoz, që vjen si thirrje për largimin e lokaleve të tilla nga qyteti, AlternAtivA deklaron se e mbështet këtë protestë dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve për pjesëmarrje në të.

Ashtu siç e kemi thënë kur ishim në opozitë, ne e mbështesim këtë fushatë dhe angazhimi ynë nuk resht pavarësisht se cili është pozicioni ynë politik sot. Bixhozi është një ves shoqëror dhe kufizimi i tij maksimal ose ndalimi i plotë janë mundësitë më të mira për shëndetin e përgjithshëm shoqëror.

Duke besuar se Lëvizja Antibixhoz po bën një fushatë që është në të mirë të gjithë qytetarëve, ashtu siç u kemi premtuar dhe në takimet e drejtpërdrejta, ne vazhdojmë të mbetemi zëri i tyre politik, tashmë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Zaten, kjo ka qenë edhe një arsyet se pse ne iu bashkuam kësaj qeverie”, – thuhet në kumtesën e AlternAtivA.