Maqedoni

Alternativa e gatshme për bashkëpunim me Izet Mexhitin: Të shpëtojmë nga politikanët “non grata”

Nga Alternativa thonë se janë të gatshëm për bashkëpunim me Izet Mexhitin, i cili ka paralajmëruar subjekt të ri politik. Në përgjigje ndaj pyetjes së TV21, nga kjo parti thonë se është koha për bashkëpunim opozitar dhe “tejkalim të vetvetes”.

“Jemi te gatshëm te bashkëpunojmë me të gjitha subjektet politike opozitare shqiptare, të cilat shfaqin gatishmëri për të formuar front të gjerë opozitar në funksion të ndryshimit pozitiv të skenës politike shqiptare. Ka ardhur koha që shqiptarët të çlirohen politikat korruptive të partive “Soravia” dhe të shpëtojnë nga politikanët “non grata”. Ky synim na ndërgjegjëson se koha është për bashkëpunim e tejkalim të vetes sonë, kjo në të mirë të interesit të përgjithshëm kombëtar”, thonë nga Alternativa për TV21.