Maqedoni

Aliti: Jemi në nivelin e BE-së për aplikimin e zgjidhjeve inovative në ekosistemin digjital

Ministri për Shoqëri Informatike, Admirim Aliti mori pjesë në ngjarjen e organizuar me rastin e ditëlindjes së parë të skemës për identifikim elektronik – OneID, i cili shërbim pozicionon RMV në të njëjtin nivel të zbatimit të standardeve të BE që kanë të bëjnë me aplikimin e zgjidhjeve inovative në ekosistemin digjital.

Aliti theksoi me këtë rast se Ligji për Dokumentet Elektronike, Identifikimi Elektronik dhe shërbimet të tilla, ndërtojnë besimin dhe sigurinë ndërmjet gjitha palëve të interesuara për të përdorur zgjidhje të avancuara teknologjike.

“Digjitalizimi është mënyra më efektive për të luftuar korrupsionin dhe se paraqet një nga reformat thelbësore në administratë”, tha ministri Admirim Aliti.