May 12, 2024
Maqedoni

Ali Ahmeti u erdhi me truproja esnafëve në Çarshinë e Shkupit, iu bë pritje e ftohtë (Foto)

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti gjatë ditës së sotme ka shëtitur me kandidatët për kryetar komune në Çarshinë e Shkupit.

Ahmeti sot së bashku me të gjithë kandidatët për kryetar komune në Zgjedhjet lokale të 17 Tetorit si dhe Esnafin e Çarshisë, kanë shëtit duke parë nga afër shitësit dhe vizitorët si dhe duke bërë lëvizjen e parë vetëm pak ditë para fillimit të fushatës.
Bashkë me Ahmetin dhe kandidatët e BDI-sëkanë qenë edhe truprojet e tij. Gjykuar sipas fotografive të postuara në disa media, Ahmeti nuk vërehet duke u përshëndetur me esnafët, e as me qytetarët.