Lajmet e reja

Ali Ahmeti në Zagreb për festat e Nëntorit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti më 26 nëntor do të jetë në mesin e shqiptarëve të Kroacisë, njoftojnë nga BDI për portalin Lideri.mk.

Me ftesë të shoqatave shqiptare në Kroaci, Ahmeti do të marë pjesë në një manifestim që do të organizohet në kryeqytetin kroat në prag të Ditës së Flamurit.

Kjo do të jetë hera e parë pas një kohe të gjatë që Ahmeti udhëton jashtë vendit (me përjashtim të Kosovës dhe Shqipërisë).

Në Zagreb ai do të shoqërohet nga bashkëpunëtorë të ngushtë, kurse do të jetë pjesë e një prej ngjarjeve kryesore që organizon diaspora e Kroacisë me rastin e festave të Nëntorit.

Për momentin nuk ka informacione nëse kryetari i BDI-së në Zagreb do të takohet edhe me zyrtarë kroatë./Lideri