Maqedoni

Ali Ahmeti do shpallet ‘Qytetar Nderi’ i Tiranës

Ali Ahmeti, lideri i BDI-së, do të shpallet ‘Qytetar Nderi’ i Tiranës nga Këshilli Bashkiak i kryeqytetit. Lajmi bëhet i ditur nga burime të sigurta për Infoweb Media.

Në mbledhjen e ardhshme të këtij Këshilli, me propozim të Kryetarit, Erion Veliaj, Ahemti do të shpallet ‘Qytetar Nderi’.

Ali Ahmeti ka qenë një nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitet 1977-1999.

Gjithashtu ai ka qenë edhe Komandant i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni në vitin 2001.

Si pjesë e qeverisjes, BDI e Ali Ahmetit ka qenë pjesë e nënshkrimit të disa marrveshjeve historike. Infoweb Media