Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi mund të pajtohen për hatër të BFI-së, FFM-së dhe Gjyqësorit të “pavarur”
Pas takimit të liderit joformal të “Grupit të zjarrit”, Musa Xhaferit me liderin e BDI-së Ali Ahmeti në manifestimin në Sellcë të Tetovës në opinion fillon të lindin pritjet se pajtimii mes këtyre grupeve në BDI do ndodhë së shpejti. Kjo ndërlidhet edhe me analizat dhe parashikimet se ky pajtim patjetër të ndodhë kur përçarja dhe kundërshtitë do arrijnë deri tek “sukseset” më të mëdha politike historike të BDI-së gjatë periudhës së qeverisjes së tyre dy dekadëshe në Maqedoninë e Veriut e ajo është kontrolli që ata kanë arritur mbi BFI, FFM dhe Gjyqësorin. Kjo ngase pas mundit të madh për vënie në kontroll të shoqërisë shqiptare BDI më në fund kishte arritur duke vënë kontroll të plotë në institucione në dukje autonome nga politika sikur që është Bashkësia Fetare Islame, Federata e Futbollit dhe gjyqësori në gjithë instancat në vend. Luksi i arritjes të përçarjes edhe në këto fryte politike të BDI-së është diçka që nuk mund të kalojë pa pasoja shumë të rënda edhe për këto institucione por edhe ngase dëmi do ishtë i madh për vet BDI-në dhe eksponentët e saj nga dyja krahët tani ende të kundërshtuara. BFI u vu nën kontroll vetëm me afërsi dhe garanca të dhëna nga personalitete që tani disa prej tyre ndodhen në anën e zjarrtë të BDI-së, por ka myfitini të tëra që janë më afër Ali Ahmetit dhe në rast të përplasjeve politike do ndaheshin nga BFI-ja amë e Nevzat Bejtës dhe Blerim Bexhetit. Ashtu do ishte rasti edhe me federatën e futbollit që për momentin dihet se është nën kthetrat e Musa Xhaferit. Pjestarë nga dyja grupet në BDI as që duan ta sjellin ndërmend se çka do mund të ndodhte nëse në gjyqësor fillojnë përplasjet mes atyre që janë nën diktat të Ali Ahmetit me të shumtët që janë nede vetëm të Blerim Bexhetit?!
Xhelal Abdiu
15.03.2023 Shkup, Maqedonia e Veriut