Maqedoni

Aleanca për Shqiptarët zyrtarizon kandidatin për komunën e Zhelinës

Aleanca për Shqiptaret- Dega Zhelinë , në Kuvendin zgjedhor të kësaj partie që u mbajt mbrëmë në Zhelinë unanimisht ka votuar si kandidat për kyetar të Komunës së Zhelinës, z Mahir Ziberi.

Mahir Ziberi ka lindur në Zhelinë, shkollën fillore e ka të kryer pjesërisht në Ohër dhe vendlindje, ndërsa të mesmen në Dr-Panco Karagjozov në Shkup. Ka studiuar në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi , ku edhe ka kryer studimet postdiplomike dhe është i pajisur me gradën magjistër. Përndryshe ai ka një karierë të sukseshme pas vetes, ka qenë i punësuar fillimisht në Ministrinë e Arsimit dhe shkences dhe i angazhuar për projekte për bashkëpunim me Republikën e Sllovenisë dhe të Kroacisë, në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në Ministrinë e Ekonomisë.

Mahir ziberi është I martuar dhe është prind i 2 fëmijve./fol.mk