May 4, 2024
Maqedoni

Aleanca e Strugës: “Merko Ik!” (Video)

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Strugë ka mbajtur pres konferencë të jashtëzakonshme pas shpalljes së kryetarit të komunës, Ramiz Merko, për nongrata nga ana e SHBA-ve.

Kryetari i degës, Lulzim Nasufi, tha se ASH mirëpret vendimin e DASH dhe ka kërkuar dorëheqje urgjente nga Merko.
Ja fjala e tij e plotë:

Fillimisht ju faleminderoj për prezencën tuaj në këtë Konferencë shtypi të Aleancës për Shqiptarët – Dega në Strugë, e cila këtë radhë do të trajtojë çështjen qe ka mbërthyer keto ditë të gjithë Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe jashtë saj, gjegjësisht shpalljen e Kryetarit të Komunës së Strugës PERSONA NON GRATA nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aleanca për Shqiptarët – Dega në Strugë, e mirëpret Vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit me të cilin Kryetari i Komunës së Strugës, Ramis(z) Merko dhe familjarët e tij shpallen PERSONA NON GRATA në SHBA.
Me këtë Vendim të DASH – it Amerikan, konfirmohen të vërteta dhe plotësishtë të sakta, të gjitha denoncimet dhe reagimet e deritanishme në kontinuitet të ASH – së, – Dega në Strugë, që kanë të bëjnë me Korupcionin madhor, ndërhyrje në procedurat gjyqësore, përvetësim të fondeve publike, duke shkaktuar dëmtim të besimit të opinionit në institucionet dhe zyrtarët demokratik të shtetit.

Pra të nderuar qytetarë, atë çka nuk e bëri për 20 vite Prokuroria e 3%, Gjyqësia e 4%, dhe organet e tjera kompetente për luftë kundër korupcionit, e bëri partneri strategjik i Maqedonisë së Veriut, pra SHBA, duke i dhënë në këtë mënyrë nji shuplakë të fortë të gjithë atyre dhe instancave të tjera ligjzbatuese që kanë për obligim të mundësojnë funksionimin e shtetit të së drejtës, e që tashmë kanë dështuar në luftën e tyre kundër korupcionit, për çka duhet të mbajnë edhe përgjegjësi. Ashtu siç duhet të mbaj përgjegjësi edhe Kryetari i Komunës së Strugës, Ramis(z) Merko me tarafin e tij tashmë politiko – kriminal, i cili një orë e më parë duhet të liroj karrigen e tij që Struga dhe Struganët të dalin nga pengmarrja dhe të punojnë fortë për të ardhmen e tyre dhe fëmijët e tyre.

Pra Ramis(z) Merko, leri egot personale, kuptoje përgjegjësinë e momentit, ik, liroje karrigen, lironi organet përkatëse të merren pa presionin e pushtetit tënd, mos e mbaj të gjithë Strugën nën Akuzë sepse nuk e meriton, liroje Strugën e Artdashësve, intelektualëve dhe Strugën turistike nga pengmarrja, nuk ke më se çfarë i jep Strugës përveç se mjerim dhe degradim total.
Vendimi i DASH – it, – Amerikan, hap faqe të re në politikbërjen në Komunën e Strugës, e me këtë Struga, sot dhe në të ardhmen e para do të dëshmoj në këtë shekull se mbaroj ERA e “të fortëve” mbaroj ERA e “të gjithë pushtetshmëve” dhe mbaroj ERA e “të paprekshmëve dhe të pandëshkuarve” për shkak se që çdokush një ditë do të duhet të japë llogari para organeve të drejtësisë, nëse jo para gjyqësisë instucionale – patjetër para gjyqit të popullit, e kjo ditë të nderuar qytetarë është shumë afër.
Nisur nga serioziteti i arsyetimeve dhe shkallës së lartë të krimit për të cilin është marrë Vendimi i Departamentin e Shtetit Amerikan, Dega e ASH – së, në Strugë, Kërkon nga Organet Kompetente, të kthejnë dinjitetin e humbur të funksionimit të tyre, të hapin lëndë përkatëse dhe akuzat në fjalë të trajtohen në procedurë gjyqësore dhe të merret Vendimi i merituar ligjor.
Të nderuar pushtetarë dhe politikanë të ketij vendi lereni lojrat, mendoni se mund të talleni ju me Departamentin e Shtetit Amerikan?
Mos mundoheni të hidhni dyshime, hi dhe mjegull fakteve dhe konstatimeve të Departamentin e Shtetit Amerikan, sepse Departamentin e Shtetit Amerikan nuk kanë sjellur Vendim për hetim gjithëpërfshirës, apo ngrirje të anëtarësisë në Kryesinë dhe Këshillin e Përgjithshem të parties sikur paska shkelur ndonjë statutë partie, por Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kane sjellur Vendim për shpallje PERSONA NON GRATA për Kryetarë Komune, për cka kanë dalur për 24 orë, me një mori deklaratash, këtu qendroni…

Ju Falëminderit për prezencën tuaj.
Dega e Aleancës për Shqiptarët në Strugë.
Lulzim Nasufi, kryetar dege