Maqedoni

Alarmojnë prindërit: Senzorët për matjen e sheqerit jofunksionale!

Senzorët për matjen e sheqerit në gjak që shteti i siguroi për fëmijtë me diabet nuk janë cilësore dhe nuk funksionojnë në tërësi – alarmojnë prindërit e fëmijëve, të cilët, sic thonë, sërish duhet t`i blejnë privatisht.

“Këto duhet të kenë afat 14 ditë, por zgjasin 3 – 4 ditë. Transmiteri dështon dhe nuk funksionon. Duhet t`i blejmë privatisht dhe për një muaj na kushton 100 euro” – tha Kostadin Kostadinov, prindër i fëmijës me diabet.

Lidhja e Diabetikëve kërkon nga autoritetet e shëndetësisë që të mos ketë tenderë dhe të ndryshohet modeli i furnizimit të senzorëve, por në listën pozitive të vendosen edhe ilaçe të reja.

“Kërkojmë cmim të hapur reference, treg të hapur për të gjithë personat me diabet. Kujdes të vecantë për personat e prekur dhe me komorbiditete. Qëllimi është që të kemi popullatë të shëndoshë” – tha Dime Velev, shoqata e diabetikëve.

Senzorët për diabet nisën të shfrytëzohen para 6 muajve. U promovuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Ishin kërkuar nga prindërit e fëmijëve me diabet. Përmes këtij aparati porindërit mund ta ndjekin situatën e fëmijëve të prekur nga diabeti Tip 1.

Për të ngritur vetëdijen e jetës së personave me diabet, në Parkun e Qytetit në Shkup, në organizim të shoqatës së diabetikëve, u organizua ngjarje edukative kurse qytetarët patën mundësi të bëjnë matjen e sheqerit në gjak. /tvklan.mk/