Maqedoni

Alarmi nga ajri i ndotur në Kumanovë, djegin sytë dhe shkaktohen të vjella

Qytetarët e Kumanovës tash e një javë po ndjejnë një erë të pakëndshme gjatë mbrëmjeve dhe në mëngjes, raporton portali Kumanovonews.

Nga ajri qytetaret ankohen se po ju djegin syte dhe po i kaplon vjellja. Ndotja e ajrit fillon pasdite kurse kulminacionin e arrinë diku rreth orës 22:00, kur qyteti mbulohet nga tymi i dendur me aromë gome të djegur, veçanërisht ne pjeset e uleta te qytetit…, rreth lumit dhe pjesa qendrore e qytetit. Aroma e ketill edhe me e pakendshme ndihet në mëngjes.

“Ka një javë që ndodh diçka e pazakonshme me ajrin në Kumanovë. Si duket dikush dikush po e shkakton kete arome te pakendshme dhe me pasoja, pak para mbremjes rreth orës 19:00, por edhe ne mengjes diku rreth orës 5.00 të mëngjesit. Sot në mëngjes nuk mundëm të dilnim nga shtëpia shkaku I aromes se pakendeshme qe te ngulfate. Kjo nuk ndodh gjate gjithe dites, por vetem ne mbremje dhe heret ne mengjes. Gjate dites s’ka erë të tillë. Kjo ka vite që ndodh, dikush po na helmon me vetëdije. Dikur kishte erë të tillë nga fabrika e “Kozharës”. Kjo erë është e neveritshme, shkakton të vjella, lë shije të hidhur në gojë dhe djeg në sy”, ankohet nje bashkeqytetar.

Nga Sektori për Mbikëqyrje Inspektuese në Komunën e Kumanovës, thonë se janë të njohur me rastin dhe tashmë po punojnë në terren për zbulimin e ndotësve, por apelojnë qytetarët nëse shohin ndonjë aktivitet të dyshimtë apo djegie të mbeturinave, ta paraqesin rastin.
“Kjo është ndotje në përmasa më të mëdha dhe ka mundësi që të mos jetë nga territori i Komunës së Kumanovës, sepse nuk kemi kapacitet të industrisë së rëndë. Bëhet me dije se edhe Inspektorati Shtetëror po punon për zbardhjen e shkakut. “Për momentin jemi në pritje të rezultateve nga stacioni i matjes së ndotjes, për të parë parametrat”, thonë nga Komuna e Kumanovës.

Kumanova ka vite që është në listën e qyteteve me ajrin më të ndotur, por zakonisht kjo ndodh gjate periudhes kohore te dimrit. (Kumanovonews, S.N.)