May 16, 2024
Kosovë

Alarmante: Katër të vdekur dhe 2110 raste të reja

Katër persona kanë vdekur dhe 2110 kanë rezultuar pozitiv nga COVID-19, nga 10.258 testime.

Ndërkohë, janë shëruar 130 pacientëm ndërsa rastet aktive kanë shkuar në 12.159.

Me katër të vdekur në 24 orët e fundit numri total i vdekjeve nga COVID-19 ka arritur në 2,291.

Deri më tani, 118,752 kanë rezultuar pozitivë në Kosovë, prej tyre, 106,278 janë shëruar.