Maqedoni

“Akuzat e Mickoskit janë të pasakta, thërrasim për dalje masive në zgjedhje” – Kovaçevski hedh poshtë mundësinë për bojkot

Kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski i hedh poshtë akuzat e kreut të partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski se ka skenarë për bojkotimin e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale. Tha se në raundin e parë e kanë marrë mesazhin e qytetarëve dhe i thirri që të dalin në mënyrë masive në raundin e dytë.

“Kjo nuk është e saktë. Unë dje kisha një mesazh shumë të qartë edhe në tubimin në Saraj edhe në atë në Çuçer Sandevë dhe të njëjtën gjë do ta përsëris tani. I thërras të gjithë votuesit që të dalin në mënyrë masive në zgjedhjet më 8 maj dhe ta mbështesin kandidatin për president, Stevo Pendarovskin dhe koalicionin Për ardhmëri Europiane në zgjedhjet parlamentare. Prandaj presim një përkrahje shumë të madhe në raundin e dytë, ne e morëm mesazhin në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale për të gjitha gabimet e bëra në 7 vitet e fundit”, tha Kovaçevski.

Mickoski në tubimin e djeshëm në Kërçovë tha se LSDM përgatit skenarë të zinj me bojkot të zgjedhjeve për të mos arritur censusin e nevojshëm, dhe se ka oferta ndaj BDI-së dhe se në këmbim t’i japin mbështetjen e tyre në zgjedhje.