Maqedoni

Aktivitete stërvitore të ushtarëve të KFOR-it amerikan në Maqedoninë e Veriut

Në poligonin ushtarak “Krivollak”, pjesëtarët e Forcave të armatosura të SHBA-së që janë pjesë e misionit të KFOR-it në Kosovë po kryejnë stërvitje dhe qitje me dy helikopterë UH-60 “Blek Hok” që realizohen në periudhën prej 20 deri 26 gusht.

“Ky lloj aktiviteti stërvitor në PU ‘Krivollak’ të pjesëtarëve të Forcave të armatosura të SHBA-së në kuadër të misionit të KFOR-it që janë realizuar edhe më parë, konfirmon dhe promovon mundësitë që ofron ky kapacitet i jonë më i madh në kryerjen e aktiviteteve stërvitore nga forcat e armatosura të vendeve të huaja”, thuhet në njoftimin e Shtatmadhorisë së Armatës.

Poashtu shtohet rreth kësaj, poligoni ushtarak “Krivollak” i plotëson të gjitha kërkesat të cilat kërkohen nga ky lloj aktiviteti dhe siç thonë nga Shtatmadhoria, e njëjta është vërtetuar edhe me realizimin e stërvitjes më të madhe ushtarake me aeroplanë “Përgjigje e shpejtë 22.”

“Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut krahas që mundësoi shfrytëzimin e pandërprerë të poligoneve në ‘Krivollak’, gjatë aktiviteteve të saja ka mundësuar shoqërimin e nevojshëm ushtarak -policor gjatë transportit të pjesëtarëve të Forcave të armatosura të SHBA-së dhe nëse është e nevojshme ofron mbështetje adekuate mjekësore dhe logjistike të aktiviteteve”, thonë nga SHM e ARM-së.

Prej atje shtojnë se aktiviteti zhvillohet në përputhje me vendimin e mbledhjes së 68-të të Qeverisë në të cilën është miratuar hyrje dhe qëndrim i forcave të huaja të armatosura në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëllim pjesëmarrjen në stërvitje për mbështetje të afërt ajrore me aeroplanë të Forcave të armatosura të SHBA-së në poligonin ushtarak “Krivollak”