Maqedoni

Aksion te Shoqata diskriminuese e mjekëve: Ilir Demiri dhe Fadil Cana heronjtë e luftës kundër pandemisë

Sot para zyrës së Shoqatës së Doktorëve Maqedonas vendosëm këtë baner të vogël të këtyre dy njerëzve të mëdhenj të cilët u anashkaluan nga kjo shoqatë në ndarjen e mirënjohjeve.

Dr. Fadil Canës dhe Dr. Ilir Demirit nuk u duhen mirënjohje as lëvdata nga organizata që kriterin e gjykimit e kanë etninë dhe jo meritën. Ata e kanë dhe do ta kenë respektin tonë, respektin e popullit.