September 19, 2024
Maqedoni

Aksion policor në Zhelinë, arrestohen 18 vajza nga Serbia, Ukraina dhe Shqipëria

Me datë 04.07.2024 nga ora 01:00 deri në ora 04:00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë kryer aksion në një lokal nate në Zhelinë të Tetovës, me qëllim zbulimin e shtetasve të huaj me qëndrim të parregullt në zonë ose keqpërdorim të qëndrimit.
Me këtë rast, siç transmeton Lideri.mk, këtë u gjetën dhe u ndaluan 18 vajza shtetase të huaja të moshës 24 deri në 26 vjeç: dy nga Serbia, shtatë nga Ukraina, 10 nga Shqipëria dhe një mashkull 46 vjeçar nga Shqipëria, që po qëndronin në zonë dhe nuk kishin dokumentacion adekuat.
Ata janë dërguar në polici për procedim të mëtejshëm, pas së cilës do të vijojnë parashtresat përkatëse./Lideri