May 5, 2024
Maqedoni

Aksion policor në GTC kundër prodhimit të kriptovalutave me rrymë të vjedhur

Pasditen e sotme Ministria e Punëve të Brendshme, ka nisur një aksion policor në bodrumin e Qendrës Tregtare të Qytetit. Sipas informacioneve fillestare, në bodrumin e Qendrës Tregtare të Qytetit janë prodhur kriptovaluta duke vjedhur energjinë elektrike. Policia është në pritje të një vendimi të Gjykatës për të hyrë brenda hapësirave. Prodhimi i kriptovalutave kërkon një sasi të madhe të energjisë elektrike për prodhimin e tyre.