June 17, 2024
Maqedoni

Aksion i madh policor në Hasanbeg, dhjetëra të arrestuar

Aksion i madh policor është duke u realizuar që nga mëngjesi në Hasanbeg dhe në lokacione të tjera të Shkupit.

Aksioni bëhet për të arrestuar persona të përfshirë në tregti ilegale me drogë dhe armë, njofton MIA.

Është parë prani e dukshme e policisë në Hasanbeg dhe në lokacione të tjera, kurse sipas burimeve të hetimit janë arrestuar 12 persona, mes tyre edhe një polic.

Nga MPB-ja konfirmojnë se ka aksion, por se ende zhvillohet, kurse për epilogun do të njoftojnë pasi të përfundojë.