Maqedoni

Aksion i madh policor, 29 të arrestuar për korrupsion

Një aksion i madh policor është zhvilluar ku sipas informacioneve janë arrestuar 29 persona.

Të dyshuarit akuzohen për krim të organizuar dhe keqpërdorim të thirrjes publike për furnizim me aditivë me çka është shkaktuar dëm prej 6.5 milionë euro në REK Manastir.
Mega aksioni i MPB-së janë përfshirë persona nga Velesi, Negotina, Manastiri, Kërcova dhe Shkupi.

Sipas medieve, i dyshuar dhe i arrestuar është edhe Vasko Kovaçevski, ish drejtor i EMV-së.

Në 30 vitet e fundit, TEC Manastir është përballur me një sërë skandalesh korruptive që minuan kapacitetin më të madh energjetik në vend. Nga manipulimi i tenderëve publikë, korrupsioni, deri tek punësimi i të afërmve dhe mbulimi i shkeljeve që dëmtonin ambientin, ndër vite është krijuar rrjeti kriminal i abuzimeve dhe veprimeve të paligjshme.
Gjatë ditës priten detaje të reja lidhur me aksionin policor.