Aksion i madh i policisë, parandalohet hyrja e drogës dhe armëve nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut
Në dy aksione të ndara, policia e Shqipërisë arrestoi tre persona gjatë tentativës për të kontrabanduar drogë dhe armë drejt Maqedonisë së Veriut.
Sipas policisë, në aksionin “Bags” në fshatin Rajcë, pranë Prenjasit, në afërsi të Strugës, është arrestuar shtetasi E.A (28), banues në Fushë Krujë, i cili në makinën “Tojota” transportonte dy thasë me peshë totale 27.3 kilogramë kanabis.
“Në hyrje të qytetit të Elbasanit janë arrestuar S.M. (21) dhe bashkudhëtari A.M (22), të dy banues në Divjak. Në makinën “Audi”, policia gjeti një armë zjarri “kallashnikov” dhe 114 fishekë. Në të dyja rastet, destinacioni përfundimtar i konfiskimit ishte Maqedonia e Veriut”, thuhet në njoftimin e policisë.