June 30, 2024
Maqedoni

Aksident në Tetovë, shoferi 81-vjeçar godet me makinë biçiklistin 72-vjeçar

Dje në orën 14 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën “Lubotenska” në Tetovë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë vetura “Volkswagen Bora” me targa të Tetovës e drejtuar nga 81-vjeçari S.H. nga Tetova i cili ka aksidentuar një biçikletë të drejtuar nga 72-vjeçar S.M. nga Tetova.

Në aksident, çiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Në vendin e aksidentit, inspektimin e ka kryer ekipi SPB Tetovë.