Aksident në Hasanbeg, kamioni shtypi punëtorin 34 vjeçar, dërgohet në spital!
Dje në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” me lëndime të rënda është pranuar punëtori i Higjienës Komunale të Shkupit. Punëtori tridhjetë e katër vjeçar me iniciale M.P. është përplasur aksidentalisht nga kamioni që drejtohej nga kolegu i tij R.Sh (55).
”SPB Shkup dje ka njoftuar se në fshatin Hasanbeg, kamioni i NP “HigJiena Komunale” me targa të Shkupit duke lëvizur mbrapsht ka përplasur murin prej betoni të një shtëpie, e me këtë rast ka shtypur punëtorin i cili qëndronte në konstruksionin metalik të kamionit”, njofton MPB.
Një ekip policor ka kryer hetimet dhe po zbardhet rasti.