May 21, 2024
Maqedoni

Aksident në autostradën Shkup – Kumanovë, vetura përplas dy lopë| VIDEO

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Shkup – Kumanovë, ku një automjet ka goditur dy lopë që siç duket kanë kaluar gardhin mbrojtës dhe kanë hyrë në autostradë.

Nuk ka informacione për gjendjen e pasagjerëve apo shoferit të automjetit, por komunikacioni për momentin është i bllokuar në këtë pjesë të autostradës.