Aksident i rëndë në Shqipëri, humbin jetën pesë persona
Përplasja me një makinë fuoristradë i marrë jetën pesë pasagjerëve të furgonit të linjës Sarandë-Tiranë. Burime bëjnë me dije për abcneës.al se fillimisht furgoni që po shkonte nga Sarande për në Gjirokastër dhe më pas në Tiranë është përplasur nga një fuoristradë duke rënë poshtë orës.
Siç bën me dije për abcnews.al shefi i Zjarrfikësës së Dropullit, Alqi Kosta, viktimat janë dy gra dhe tre burra. Në furgon sipas tij ishin gjithsej pesë persona, katër pasagjerë dhe shoferi, të cilët kanë vdekur të gjithë.
Dy prej viktimave janë zënë poshtë nga furgoni duke mos patur asnjë shans, ndërsa tre të tjerët dyshohet se kanë ndërruar jetë për shkak të traumave të pësuara.
Dëshmitarë të aksidentit u bënë mjaft udhëtarë të rrugës Gjirokastër-Sarandë, një ndër më të frekuentuarat gjatë kësaj periudhe. Ndërkohë, menjëherë pas tij, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit e Bashkisë së Dropullit, të cilët punuan në një terren shumë të vështirë, por duket se gjithçka kishte mbaruar më herët sepse pasagjerët fatkeqë nuk patën mundësi shpëtimi pas një rënieje të lirë nga 20 metra lartësi. /abcnews.al