Thellohet skandali i kryeministrit Edi Rama

Dalin të tjera detaje nga skandali në SHBA, për lidhjet mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.

Këtë herë eksperti kanadez, Stephen Mclntyre nxjerr në dritë faktin se Edi Rama i ka dhënë një kontratë të majme një prej miqve të ngushtë të McGonigal si edhe paraardhësit të tij në postin e shefit të kundërzbulimit, Louis Bladel.

Në 2018, kompania Ernst and Young, drejtuar dhe menaxhuar nga Luis Bladel, lidhi një kontratë me shtetin shqiptar ku do të bashkëpunonte me agjencitë vendase kundër krimit ekonomik dhe evazionit fiskal. Kjo citohet nga vetë kryeministri Rama, në një postim në faqen zyrtare të kryeministrisë të datës 28 maj 2018, ku Rama nuk ka kursyer as vlerësimet për Bladel.

Vlera e këtij ekipi që vjen në Shqipëri për të punuar me agjencitë tona në luftën kundër krimit ekonomik dhe evazionit fiskal qëndron në faktin se, para së gjithash është një ekip amerikano-gjerman, i drejtuar nga z. Bladel (Louis) dhe z. Heissner (Stefan), i pari me një përvojë të njohur ndërkombëtarisht si një nga drejtuesit e FBI-së.

Eksperti kanadez evidenton se kjo marrëveshje vjen si produkt i darkës sekrete mes Edi Ramës, Chales McGonigal, Agron Nezës dhe Louis Bladel në Uashington DC më 4 mars, e vetëm pak javë më vonë, Bladel vjen në Shqipëri për të nënshkruar kontratën e bashkëpunimit me qeverinë shqiptare.

Por teksa kryeministri Edi Rama e shiti për publikun këtë marrëveshje si një arritje në fushën kundër korrupsionit, faktet tregojnë se ajo është e mbuluar me mister dhe shkelje.

Syri TV ka siguruar një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku pikërisht për këtë kontratë janë gjetur shkelje.

Sipas raportit të KLSH, kjo VKM është sigluar sekret dhe kap vlerën e 375 mijë eurove, të cilat janë marrë nga Fondi Rezervë dhe Fondi i Kontigjencës e nga auditimi është konstatuar mangësi në dokumentacionin, apo me shkelje në përdorimin e tij, në 63 % të vlerës.