Aksident i rëndë në Maqedoni, humbi jetën një foshnje
Dje rreth orës 12:50 në pooicinë e Strumicës është raportuar se në rrugën kryesore Strumicë – Novo Sellë, pjesa ndërmjet fshatit Bosilovë dhe Turnovë, kur automjeti “Volkswagen Polo” me targa të Strumicës, i drejtuar nga 40-vjeçari V.D.T. nga fshati Stinik, Komuna e Novosellës, ka dalë nga rruga, njoftoi MPB, transmeton Lideri.mk.
“Nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë një foshnje, e cila po transportohej në veturë, ndërsa mjek në Qendrën Mjekësore Strumicë e ka konstatuar vdekjen. Lëndime trupore ka pësuar V.D.T. dhe pasagjeri S.T.(49) nga fshati Dobroshinci i Strumicës. Prokurori publik dhe ekipi i SPB Strumica kanë kryer këqyrje të vendit”, thuhet në buletinin policor./Lideri