April 27, 2024
Maqedoni

Aksident i rëndë në Kërçovë, 3 persona humbin jetën!

Foto Arkiv

Mëngjesin e sotëm në ora 04:50 në rrugën “Rruga Magjiatrale”në Kërçovë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të veturës së pasagjerëve “Peugeot” me targa regjistrimi të Kërçovës i drejtuar nga S.I.(19) nga Kërçova dhe automjetit të pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga K.E.(32) nga fshati Trapçin Doll i Kërçovës.
Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit shoferi K.E. dhe pasagjeri i tij A.S.(20) nga fshati Trapçin Dol, ndërsa shoferi S.I. nuk ka mundur të u mbijetoj plagëve të marra dhe ka ndëruar jetë gjatë rrugës për në kompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup, thonë nga SPB Ohër.

Të lënduar kanë mbetur 19-vjeçari TS. nga Kërçova, V.P.(21) nga fshati Podvis i Kërçovës, P.K.(21) nga Kërçova dhe një i mitur nga Kërçova, të gjithë pasagjerë në automjetin Peugeot.

Në vendin e aksidentit, ekipet e prokurorit publik dhe policisë kanë kryer këqyrje të vendit. Me urdhër të prokurorit publik trupat e të ndjerit janë dorëzuar për obduksion.