Akademi përkujtimore në pesëvjetorin e ndarjes nga jeta të gazetarit Qani Mehmedi
Me rastin e përvjetorit të pestë të ndarjes nga jeta të publicistit dhe gazetarit të shquar shqiptar Qani Mehmedi, organizohet Akademi përkujtimore “Pesë vjet pa Qaniun“ me ç‘rast do të kujtohet personaliteti i rrallë i tij si intelektual, gazetar, atdhedashës, mik, baba e familjar shembullor!
Në këtë Akademi për veprën e Qani Mehmedit dhe gjurmët që la në jetën publike e shoqërore do të flasin personalitete të njohura nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut. Do të prezantohet ekskluzivisht video- materiali “Qani Mehmedi- udhëtimi nëpër stuhi i gazetarit të lirisë” dhe do të shfaqen pika artistike që lidhen me personalitetin dhe jetën e tij.
Ftojmë kolegët, miqtë, bashkëpunëtorët e familjarët që të bëhen pjesë e kësaj Akademie që mbahet me 16 korrik, ora:19:00 në Pallatin e Kulturës në Kërçovë!
Kjo Akademi përkujtimore mbahet nën përkujdesjen e Komunës së Kërçovës!