Maqedoni

Ajdin Mustafi ra nga ballkoni i hotelit dhe humbi jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Tiranë ku një 28 vjeçar ka rënë nga lartësia e një hoteli në Tiranë dhe si pasojë ka humbur jetën.

Viktima është i riu Ajdin Mustafi, 28-vjeç , i cili po qëndronte si klient në hotel dhe në momentin që ai ka qenë i mbështetur në hekurat e ballkonit në hotel ato janë këputur dhe ai ka rënë duke humbur jetën.

Ndër të tjera dyshohet se mbrojtësja metalike nuk ka qenë e fiksuar mirë, e për pasojë i riu ka rënë nga lartësia e katit të 5-të, ku fillimisht ka mbetur i plagosur.

Trupi i të riut në dysheme është gjetur së bashku më zgarën mbrojtëse të ballkonit. 28-vjeçari është dërguar më urgjencë në spital, por nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Ndërkohë përmes postimeve në Facebook miqtë e tij prekin me fjalët të të riun.

Ikja jote e hershme ësht e rënd për të gjith. Do të mbeshtesh përgjithmon ni shok i zemrës, ni koleg i dashur dhe ni punonjës shëmbullor. Allahu te mëshiroft Ajdin.

Ngushllime familjes Mustafi”, thuhet në një postim./abc