Ahmeti: Universiteti i Tetovës po ndjek trendet bashkëkohore të zhvillimit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti morri pjesë në lëshimin në përdorim të Tech Parkut Apollon brenda Universitetit të Tetovës.
Ahmeti me këtë rast në faqen e tij zyrtare në facebook ka shkruar se është kënaqësi e veçantë të shikosh se si tempulli ynë i dijes, Universiteti i Tetovës po ndjek trendet bashkëkohore të zhvillimit duke ju ofruar studentëve mekanizmin teknologjik për të avancuar njohuritë e tyre.
“Rektori Ameti dhe familja Ferati kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm përmes krijimit të një parku teknologjik të quajtur Apollon Tech Park në shërbim të studentëve të shkencave kompjuterike dhe ekonomi – biznesit”, ka shkruar më tej Ameti.
Sipas kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ky park teknologjik me frymën e tij të inovacionit do t’ju mundësojë studentëve komunikim të drejtëpërdrejtë me tregun e punës duke ju dhënë mundësinë të punojnë në projekte konkrete të kompanive të njohura gjatë studimeve të tyre. Përgëzime për këtë projekt të realizuar dhe le ta gëzojnë studentët!