Ahmeti, Thaçi, Zejdi dhe Hoxha firmosën marrëveshjen për “Frontin Evropian” (VIDEO)
Katër parti politike shqiptare nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit në kuadër të të ashtuquajturit “Fronti Evropian” për bashkëpjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut, përcjell INA.
Bëhet fjalë për partitë BDI, PDSH, Lëvizja Populli dhe PDE.
Në marrëveshjen e përbashkët nënshkrimet i vendosën kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi dhe kryetari i PDE-së, Arjanit Hoxha.
Krerët e këtyre partive pas nënshkrimit të marrëveshjes shpalosën qëndrimet dhe mesazhet e tyre për bashkërendim në zgjedhjet 2024. (INA)
Kliko videon nga konferenca për media: