Maqedoni

Ahmeti: Të futen të gjithë në skaner, të dihet sa shtëpi kanë para dhe pasi hynë në politikë

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga Tetova ka bërë të qartë se hyrja në Bashkimin Evropian nënkupton edhe bërjen e detyrave të shtëpisë, transmeton TV21.

Ai tha se kjo parti kërkon të bëhetë një “skaner” për të gjithë politikanët për të kuptuar se çfarë pasurie kanë pasur para dhe pasi kanë hyrë në politikë.

“Kjo është një parafushatë për një fushatë që duhet ta materializojmë. Ne duhet të anëtarësohemi në BE, sepse ky anëtarësim sjell të mira materiale, dobi për funksionalizim të shtetit, sepse pa i plotësuar detyrat e shtëpisë, ne nuk mund të hymë në BE. Por cilat janë detyrat e shtëpisë? Sundimi i ligjit. Pse ne kërkojmë veting? Të futen në skaner të gjithë politikanë, gjykatës, prokurorë, policë, kryetarë komunash… Si ka hyrë në politikë, si ka qenë statusi i tij, sa shtëpia i ka pasur, sa metra katror në Tetovë apo në Shkup para se të hyjë në politikë dhe pasi del ose është në politikë?”, tha Ahmeti.