May 19, 2024
Maqedoni

Ahmeti takim online me përfaqësues të Kongresit Panshqiptar Amerikan

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. AliAhmeti ka realizuar takim online me përfaqësues të Kongresit PanshqiptarAmerikan, organizatë kjo e sapoformuar e shqiptarëve në Shtetet eBashkuara të Amerikës që po e ringjallë lobin shqiptarë.Situata politike dhe ekonomike në vendet shqiptare të Ballkanitpërfshirë këtu Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zika nxitur riorganizimin e disa lobistëve të njohur shqiptarë në SHBA,nën ombrellën e një organizate të re, të quajtur “Kongresi PanshqiptarAmerikan”, kurse synimi është kthimi i ndikimit që shqiptarët kishin nëpolitikën amerikane gjatë viteve 90-ta.Situata politike në vend ka qenë një nga pikat kryesore që ështëdiskutuar në këtë takim të z. Ahmeti, i cili ka radhitur të arriturat eshqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë qeverisjes sëBashkimit Demokratik për Integrim. Arsimi në nivel të lartë, zyrtarizimii një universiteti dhe themelimi i një universiteti tjetër në gjuhënshqipe, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve në të gjithanivelet e administratës shtetërore, përfaqësimi në strukturat e lartashtetërore, simbolet kombëtare, gjuha shqipe zyrtare dhe të tjera janëtheksuar nga z. Ahmeti gjatë këtij takimi me anëtarët e KongresitPanshqiptar Amerikan.Si tjetër pikë që është diskutuar në këtë takim ka qenë dhe Regjistrimii popullatës, si proces mjaft i rëndësishëm për vendin. Regjistrimi idiasporës shqiptare vazhdon me intensitet dhe kjo falë apeleve të shumtaqë kanë bërë strukturat e ndryshme përfshirë autoritetet në vend poredhe personalitete nga rajoni. “Unë ju siguroj që regjistrimi vazhdondhe ju ftoj që të vijoni me aktivitete edhe më të intensifikuara në këtëdrejtim. Ju mund të regjistroheni çdo ditë deri në fund të muajitshtator”, ka theksuar kështu Ahmeti gjatë këtij takimi.Raportet me Sofjen zyrtare gjithashtu ishin pjesë e diskutimit në këtëtakim, derisa Ahmeti ka theksuar se si parti në pushtet janë tëangazhuar maksimalisht në zgjidhjen e kësaj çështje dhe që bisedimet mesdy vendeve pritet të fillojnë pas formimit të institucioneve në Bullgaridhe më në fund të tejkalohen të gjitha pengesat që Republika eMaqedonisë së Veriut të marr rekomandimin për fillimin e bisedimeve përanëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërkohë që ka bërë të ditur se edhegjatë zgjidhjes së procesit me Greqinë, ai personalisht por edheBashkimi Demokratik për Integrim kanë qenë të angazhuar që problemi tëketë një zgjidhje finale dhe vendi të ecë përpara.Një tjetër problematikë që është diskutuar gjatë këtij takimi ka qenëedhe vota shqiptare në vend, e cila për momentin është e shpërndarë nëshumë parti politike, ndërkohë që është thënë se Republikës sëMaqedonisë së Veriut nuk i nevojiten më shumë se dy parti politikeshqiptare pasi që në këtë mënyrë vota shqiptare vetëm se përçahet kurseshumë procese kërkojnë unifikim të votës.Në anën tjetër z. Bruno Ceka, z. Vullnet Dervishi dhe z. Martin Vulaj tëcilët janë përfaqësues të këtij kongresi kanë thënë se nuk e kanëkrijuar këtë organizatë të sfidojnë të tjerët, por të bashkëpunojnë metë tjerët.Takimi zgjati më shumë se dy orë, me dhjetëra pyetje nga pjesëmarrësittë cilët shfaqen interes të madh për bashkëbisedim me z. Ahmeti.