Maqedoni

Ahmeti-Siljanovskës: Është profesoreshë e Të Drejtës Ndërkombëtare që nuk i njeh ligjet! Çështja e Tribunalit është punë e mbyllur!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në emisioni Debat Plus komentoi deklaratën e kandidatën së VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska-Davkovës për dënimin e krimeve të luftës së vitit 2001 në një Tribunal Ndërkombëtar.

Ahmeti tha se Davkova Siljanovsa pavarësisht se është profesoreshe e të Drejtës Ndërkombëtare, ajo nuk i njeh ligjet.

“Ajo është profesoreshë e të Drejtës Ndërkombëtare dhe nuk e njeh Të Drejtën Ndërkombëtare. Ushtria Clirimtare Kombëtare, unë si komandant I saj kam nënshkruar amnisti të palëve ne luftë, kjo është ënnshkru edhe nga SHBA dhe ajo është garancë. Unë ju kam thënë ndërkombëtarëve në këtë vend në 45-tën janë vra shqiptarët, por a më garantoni ju që më kjo gjë nuk do të ndodh? E kam nxjerr xhaketën time dhe ua dhash atyre, xhaketën me gjakun e një ushtari, ai pas 20 viteve e ka publiku atë foto. Aministria është mbyll. Tribunali i kthej rastet se nuk kishte argumente. Dy raste që i vërtëtoi Haga u përgjigj Tarçullovski dhe Boshkovski, asnjë ushtar, asnjë komandat. Unë jam përgjigj para tribunalit dhe jam përgjigjur për të gjitha, që nga komandani e deri tek datejet tjera. Kam marr përgjegjësi që unë përgjigjem për gjithçka, jo ushtarët e mi”, deklaroi Ahmeti.