Ahmeti: Shpëtuam nga tragjedia, nga ndarja e shtetit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ishte i pranishëm si panelist kryesor në Konferencën “Përtej Ohrit”.
Para të pranishëve, Ahmeti ka folur mbi sfidat dhe vështirësitë deri tek nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe implementimin e saj si dhe gjithë periudhën dy dekadëshe.
“Kam pranuar tërësisht Marrëveshjes Paqësore të Ohrit dhe për këtë dëshmitarë janë të gjithë përfaqësuesit e NATO-së, Bashkimit Europian. Kaluam vështirësi nga më të mëdhatë, por cila ka qenë vështirësia më e madhe që mendoj do të ishte tragjike edhe për shqiptarët edhe për maqedonët, ndarja e këtij shteti. Tjetër është çka thuhet pas 20 vjetësh, por para 20 vjetësh edhe ky opcion ka qenë në tryezë”, ka thënë Ahmeti.
Ai tha se ata përgjegjësi të mëdha historike edhe si parti politike ti tejkalojmë dhe të punojmë me njërëzit ti tejkalojnë paragjykimet.
“Akoma ka paragjykime në këtë vend! Akoma ka interesime që motivohen nga ideologji e vende që nuk duan përparimin e vendit tonë, por duan ndikimet e tyre. Ne nuk kemi alternativë tjetër, zbatimi në tërësi i Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, të zbatojmë me përpikmëri detyrat që ne ia kemi vënë vetes të pakompromis kundër krimit, korrupcionit. Ne Europën në prag e kemi, por detyrat duhet ti bëjmë. Ne jemi vend anëtar i NATO-së, ne duhet ta fshijmë nga kokat tona autonominë apo pavarësinë klasike, nuk ka autonomi e pavarësi klasike kur futesh në aleanca dhe futesh në partneritet me BE-në dhe duhet të zbatosh normat e të gjithëve. Sa je i vogël tani bëhesh po aq i madh”, ka thënë Ahmeti.