Maqedoni

Ahmeti: Po punojmë për t’i bërë ëndrrat realitet

Kryetari BDI-së, Ali Ahmeti ka qëndruar për vizitë në komunë e Likovës me rastin e 20 vjetorit të përfundimit të luftës. Ai tha se përpara tyre ka shumë punë, për të bërë gjitha ëndrrat realitet.

“Kemi arritur mjaftë, por akoma para nesh ka edhe shumë punë për të bërë. Përpjekjet, angazhimi ynë kurrë nuk do të ndalet për jetësimin e idealeve, për gjeneratat më të reja. Kemi sakrifikuar për ditë më të mira, më të bardha. Prandaj, jo vetëm në përvjetor, por në çdo moment ne kujtojmë të gjithë ata breza, të gjithë ata bashkëluftëtar, e të rënë, që veprat e tyre të mos ngecin, por të materializohen ashtu siç i ka hije”, deklaroi Ahmeti.

Në këtë manifestim marrin pjesë edhe familjarë të dëshmorëve, veteran, përfaqësues të ish-UÇK-së dhe personalitete të tjera.