Ahmeti: Nuk është Mickoski që vendosë se a shkon në opozitë BDI-ja
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në Kërçovë tha se nuk vendos Hristijan Mickoski nëse BDI do të shkojë në opozitë, përcjell TV21. Ahmeti tha se edhe më herët liderët e partive politike maqedonase kërkonin që BDI të shkojë në opozitë, por që sipas tij, për këtë vendosin qytetarët.
“A ju kujtohet Zoran Zaevi kur doli para katër vitesh “BDI – opozitë”, kështu thoshte. Del VMRO-ja e Mickoskit e thotë “do t’i marr të tjetër unë dhe BDI-ja do të shkojë në opozitë”. Nuk është Mickoski që vendosë se a shkon në opozitë BDI-ja, janë qytetarët”, deklaroi Ahmeti./tv21.tv